Bayern Munchen ka nisur të bëjë listën për blerjet e reja në merkaton e verës.
Sipas “Bild”, emri i parë në listën e bavarezëve është Timo Werner.
Sulmuesi i Leipzig shihet si pasardhës i Lewandowskit, polaku që është drejt largimit.
Werner ka një çmim të lartë, 100 milionë euro. Në rast se nuk arrihet sulmuesi gjerman, Bayern Munchen ka gati planin “B”.
Alvaro Morata, spanjolli i Chelsea është një alternativë bindëse për sulmin e kampionëve të Gjermanisë.
Në mbrojtje, Bayern Munchen ka piketuar Lucas Hernandez, 22-vjeçari i Atletico Madrid, që së fundmi është bërë pjesë e kombëtares së Francës.
(BalkanWeb)