Ditë të mbushura me mjaft ankth janë këto të qershorit për klubin e Skënderbeut. Përveçse korçarët presin një vendim nga CAS për dënimin me 10 vite nga UEFA, dje ka bërë dëshminë në Gjenevë edhe Bajram Jashanica përsa i përket përdorimit të substancave të ndaluara.
Futbollisti është dënuar me 2 vite nga qeveria europiane e futbollit për këtë çështje dhe me dëshminë e dhënë për oficerët e kontrollit antidoping të UEFA-s pretendohet që ai të paktën të përgjysmohet.
Sipas “RTSH Sport”, pritet që vendimi për këtë çështje të jetë brenda 15 ditësh. Shpresat janë të mëdha që dënimi prej dy vitesh i 27-vjeçarit të ulet vetëm në një vit, që do e bënte mbrojtësin të rikthehej në fushën e lojës gjatë 2019.
(BalkanWeb)