TIRANË- Një kakofoni zërash në parlament, ndërsa bëhen përpjekje që seanca të vijojë në normalitet. Kreu i PD-së Lulzim Basha ka folur sërish me rinisjen për të tretën herë të seancës por pas mbarimit të 3-minutëshit i është mbyllur mikrofoni.

Ai ka kaluar live në “Facebook”, ndërsa kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi i ka dhënë fjalën kreut të grupit parlamentar Taulant Balla që ka folur për disa minuta nga vendi.

“Arta Marku u vu në lëvizje se skenari kriminal i Ramës. Rama-Xhafaj-Marku kanë në dorë gjithçka, i kanë bërë sipas interesave të tyre gjërat. Edi Rama është në krye të zbatimit të një skenari kriminal, penjtë e të cilit do të hapen një nga një,” tha Basha.

Pas mbylljes së fjalës nga Balla, shumica ka votuar projektligjet në rendin e ditës.

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: