TIRANE- Ish-truproja i Sali Berishës, Izet Haxhiaj, i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit doli sot para gjykatës dhe ka bëri një kërkesë të fortë.
Ai ka kërkuar në gjykatë përballjen me ish-kryeministrin e vendit Sali Berisha, në kuadër të hapjes së
dosjes “Hajdari” e konsideruar si dosja e shekullit.
“Ka ardhur momenti të përballem me të”,- ka deklaruar Haxhiaj, i cili pretendon të mos ketë gisht në vrasje, por se u largua nga Shqipëria pasi ndjehej i rrezikuar për jetën.
Siç raporton gazetarja Klodjana Lala për “BalkanWeb” mësohet se Haxhiaj e ka akuzuar Sali Berishën se ka tentuar ta eleminojë fizikisht.
“Dua të përballem me denoncuesin tim, Sali Berishën. Nuk kam dashur t’i shmangem drejtësisë. Ai ka bërë një marrëveshje për të vrarë disa persona. Disa të tjerë i vranë, ndërsa mua akoma jo”,- mësohet të jetë shprehur në gjyq.
(m.a/BalkanWeb)
