TIRANE – Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News24 foli për tensionet në Kuvend ditën e sotme si dhe planet e opozitës për t’iu kundërvënë qeverisë.

Strazimiri tha se nuk është opozita ajo që po pengon hapjen e negociatave, pasi sipas tij fshehja e të vërtetës është anti-patriotizëm.

Përsa i përket shkëputjes së fjalës që kryetari i Kuvendit i bën liderit demokrat, Lulzim Basha, Strazimiri tregoi që tani Ruçi ka vënë edhe pajisje që u intereferon internetin, për të mos i lënë lidhjet direkte në Facebook.

“ Të fokusohemi tek hapja e negociatave dhe te ata që po e pengojnë me qëllim. Mos mendoni se duke i fshehur ne gjërat, Europa nuk i di. Nuk është atdhetarizëm të fshehësh trafikun e drogës. Keni partnerë tanët që flasin shumë qartë për të tillë fenomen. Fshehja e krimit qeveritar, nuk është patriotizëm.

Unë nuk besoj se do shërbente që opozita të thoshte është lapsus i yni që dy ministra të Brendshëm janë marrë pak me drogë.

Unë mendoj që nëse të gjithë këtu në fshatin tonë sic thotë kryeministri mendojmë se mund të gënjejmë Europën kjo është e pamundur. Janë 15 veprime hetimore që i ka bërë brenda 5 majit Prokuroria për zhveshjen e akuzave ndaj Agron Xhafajt,”

Nëse prisni nga qeveria t’u thotë të vërtetën në lidhje me autenticitetin e provave ndaj tij, atëherë e keni gabim. Jam i bindur që pjesa më e madhe e socialistëve, nuk janë si qeveria, nuk duan krimin. Europa i ka kërkuar Ramës në këto 3 javë të bëjë dy xheste: Tahiri të qëndronte në arrest shtëpie, ditën e gjyqit të Saimir ai doli. Kjo është për t’u ngritur në këmbë. Është sinjal alarmi pasi ambasadori amerikan e parashikoi këtë. Mesazhi i opozitës është që nuk jemi të gjithë njësoj, këto janë një bandë kriminale. Dhe fakti tjetër është ai i Fatmir Xhafajt, i cili duhet t’i hapte rrugën një tjetër deputeti të PS.

Opozita nuk ka në dorë të fusë në burg Tahirin, apo të heqë Fatmir Xhafajn,” tha Strazimiri.

BalkanWeb  

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: