TIRANË- Ky është Xhaferr Mata, 31-vjeçari që mëngjesin e sotëm vrau 19-vjeçaren Xhuljeta Cuni dhe më pas qëlloi veten me një plumb në kokë. Mësohet se i riu ishte nga Kalimashi i Kukësit dhe jetonte në Tiranë.

xhaferr mat a

Ai kishte mbaruar studimet në Universitetin Politeknik të Tiranës për inxhinier mekanik dhe jetonte prej vitesh në kryeqytet.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në rrugën “Eshref Frasheri”, ku 31- vjeçari ka qëlluar me armë zjarri pistoletë 19-vjeçaren, e cila ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Autori më pas ka qëlluar dhe veten me armë zjarri ku aktualisht është transportuar në spital në gjendje të rëndë për jetën.

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: