Nga: ZONJA KATERINA
1 kokërr qepë
1 kokërr domate
3-4 kokrra patate
1 bustinë koncentrat pule
1 filxhan çaji makarona
3 lgj vaj ulliri
1 lgj gjalpë
Kripë, piper i zi
1 tufëz majdanoz

Në një tenxhere me vaj ulliri dhe gjalpë kaurdisim qepën të grirë hollë. Sapo qepa të fillojë të zbutet shtojmë domaten të prerë në kubikë dhe pataten të prerë gjithashtu në kubikë të vegjël. I kaurdisim për 2-3 minuta, i rregullojmë me kripë, pak sheqer, piper të zi dhe më pas shtojmë 1 bustinë koncentrat pule dhe 1 litër e gjysëm ujë. E lemë supën të ziejë në temperaturë mesatare për 25-30 minuta. Në 10 minutëshin e fundit shtojmë dhe makaronat. Pasi supa të ketë përfunduar shtojmë majdanozin dhe e lemë në sobë të fikur për 10 minuta dhe më pas e servirim të ngrohtë.
(er.cu/vuila24/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb