Nga: ZONJA KATERINA
500 gr bizele
3-4 kokrra patate
1 kokërr qepë
1 tufë koper
1 kokërr domate
1 bustinë koncentrat
4 lgj vaj ulliri
Kripë, piper i zi

Kaurdisim fillimisht qepët për 2-3 minuta. Më pas shtojmë patatet të prera në kubikë si dhe bizelet dhe i kaurdisim duke i trazuar për 4-5 minuta. Shtojmë buljonin e përgatitur me një koncentrat pule dhe e lemë gatimin të ziejë për rreth 20 minuta në temperaturë mesatare. Pas 20 minutave shtojmë në tenxhere një kokërr domate të pa prerë dhe e lemë të zbutet për 5 minuta. E largojmë më pas domaten nga gatimi dhe e kalojmë në blender duke shtuar dhe pak nga lëngu i gatimit. E shtojmë më pas purenë e domates së bashku me koperën e freskët në gatim, fikim sobën dhe e lemë gjellën me bizele dhe patate të pushojë në nxehtësinë e sobës dhe më pas e servirim.

(er.cu/vila24/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb