Këngëtarja Adelina Tahiri është në pritje të ëmbël dhe duket se po e shijon më së miri këtë periudhë të bukur në jetën e saj.
U përfol shumë në media për marrëdhënien me avokatin disa vite më të madhe se vetja, por duket se Adelina Tahirit nuk i intereson asnjë lloj komenti e vijon të jetë e kënaqur me jetën luksoze dhe gjithë të mirat.
Sëfundmi ajo ka publikuar një foto të tavolinës së ushqimit gjatë fundjavës, ku duket qartë që është në shoqërinë e bashkëshortit.
Edhe pse është në muajin e tetë të shtatzënisë, duket se Adelina nuk ka hequr dorë nga alkooli. Ajo vijon të konsumojë verë, pa e vrarë mendjen se një veprim i tillë dëmton foshnjën.