Ka nisur në malore aventura e Kolumbisë në Botërorin që po zhvillohet në Rusi. Latinët janë mundur me rezultatin 1-2 nga Japonia në takimin e vlefshëm për Grupin H.
Ndeshja nisi keq për Kolumbinë, e cila në minutën e 3-t u ndëshkua me karton të kuq. Carlos Sanchez la ekipin me 1 lojtar më pak pas një prekje të topit me dorë në zonë.
Penalltia e akorduar u ekzekutua saktë ngë Kagawa, futbollisti që luan me Dortmund. Pas këtij episodi i drejtuar nga argjentinasi Parkeman rriti presionin dhe në minutën e 39-t Quintero barazoi shifrat falë një goditje dënimi perfektë.
Në pjesën e dytë pritej përmbysja, por aziatikët befasuan sërish duke kaluar edhe një herë në avantazh. Në minutën e 73-t Osaka nuk fali brenda zonës me kokë.
Nisje shumë e mirë për Japoninë e cila merr kryesimin e grupit në pritje të takimit Poloni-Senegal.
Kolumbi 1-2 Japoni
Kagaua 6′ (p) / 39′ Quintero, 73′ Osako
Komenti i ndeshjes
73′ Japonia sërish në avantazh. Osako shënon me kokë
46′ Nis pjesa e dytë
45+2′ Përfundon pjesa e parë
39′ Vjen goli i barazimit, Quintero shënon nga goditja e dënimit
6′ Kagawa ka kaluar në avantazh Japoninë falë një penalltie të ekzekutuar saktë
1′ Nis ndeshja
Kolumbia: Ospina, Mojica, Murijo, Sanchez, Arias, Lerma, Sanchez, Izkuerdo, Kuintero, Kuadrado, Falkao
Trajner: Pekerman
Japonia: Kauahiva, Sakai, Joshida, Shoji, Nagatomo, Shibasaki, Hasebe, Haraguçi, Kagaua, Inui, Osako.
Trajner: Nishino