Celia Cuccittini, e ëma e Lionel Messi-t, ka hedhur poshtë të gjithë kritikat ndaj djalit të saj se ai nuk e ndjen fanellën e Kombëtares. Në një intervistë për mediat argjentinase ajo deklaron se Leo është shumë i ndjeshëm ndaj asaj që të tjerët thonë.

Ne vuajmë shumë për kritikat që merr. Thonë që ai nuk e vret mendjen shumë dhe luan në kombëtare thjesht për të përmbushur një detyrë, por nuk është kështu. Nëse do ta shihnit Leon ashtu siç e njohim ne, duke vuajtur dhe qarë çdo herë, do të ndryshonit perceptimin e gabuar që keni për të. Këto kritika e rëndojnë shumë dhe na rëndojnë edhe neve.”- shprehet Cuccittini pas barazimit që Argjentina mori me Islandën në Botëror dhe ku Messi u kritikua ashpër.

Celia Cuccittini, nëna e “yllit” te Barcelonës, e intervistuar nga një televizion i vendin të saj tregon objektivin e të birit:

“Ai jeton me pasion dhe ka shumë pritshmëri në këtë Botëror, sepse ëndrra e tij është ta fitojë. Këtë dëshiron më shumë se çdo gjë tjetër.”

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb