LEZHË- Këshilli Bashkiak i Lezhës ka vlerësuar me titullin “Mirënjohja e Qytetit” pas vdekjes artistin Gentjan Demaliaj, solistit të grupit të rrokut Djemtë e Detit. Kjo ceremoni vjen disa muaj pas ndarjes nga jeta të këngëtarit të njohur, i cili la pas një repertor të pasur muzikor, me këngë që u gdhenden ne memorien e çdo shqiptari pas viteve ‘90.
Titulli iu dorëzua familjarëve dhe anëtarëve të grupit nga kreu i këshillit bashkiak, Agostin Marku dhe Kryetari i Bashkisë Lezhë, Viktor Tushaj, të cilët e cilësuan këtë grup dhe Demaliajn si krenaria e qytetit, si pjesë e rëndesishme e një historie të lavdishme të muzikës. Në ceremoninë e rastit u kënduan këngët hit të këtij grupi, ku mes të pranishmëve performoi edhe vajzat e të ndjerit, Edea Demaliaj.
(m.k/BalkanWeb)
