Nga: ZONJA KATERINA
8 feta bukë
150-200 gr djathë të bardhë
3-4 lgj vaj ulliri
1 tufë nenexhik
Kripë, piper i zi
2 lgj uthull balsamike
100 gr ullinj

Presim djathin në kubikë dhe e vendosim në një tas ku shtojmë vaj ulliri, kripë, piper të zi dhe gjethet e nenexhikut. E mbulojmë me celefon dhe e vendosim në frigorifer që djathi të aromatizohet. Pasi djathi të jetë marinuar mirë shtojmë ullinjtë të prerë në unaza dhe uthullën balsamike. Më pas vendosim bukët të theken dhe i servirim duke shtuar nga një lugë djathë të marinuar në çdo fetë.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb