FIFA shpërfilli kërkesën e Serbisë për dënim dhe hapi hetim në lidhje me 2 futbollistët Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri duke vendosur t’i gjobisë ata me nga 10 mijë franga zvicerane secili. Gjobës nuk i ka shpëtuar as Stephan Litchsteiner, kapiteni do paguajë 5 mijë franga zvicerane.

Por mediat zvicerane sot kanë postuar një karikaturë për të qeshur në lidhje me parapërgatitjet e lojtarëve të Zvicrës për ndeshjen me Kosta Rikën të vlefshme për grupin E në këtë kampionat botëror.

Në foton e postuar nga media franko-zvicerane La Liberte duket trajneri i të kuqve Vladimir Petkovic që u mëson lojtarëve të mos festojnë me simbolin e shqiponjës pas golit.

Në stol ndodhen futbollistët që përpiqen të bëjnë shenjën që u mëson Petkovic.

aaa

asa

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: