Ndeshja e Grupit C të Botërorit mes Francës dhe Danimarkës ishte e para që mbyllet me porta të paprekura në këtë Botëror.
Të dy skuadrat kërkonin nga 1 pikë për të arritur objektivin dhe gjatë lojës u duk sikur pranuan në heshtje këtë rezultat. Pas 90 minutave në rrjetet sociale pati shumë komente negative duke e cilësuar si një ndeshje shumë të mërzitshme.
Këtë fakt nuk e kanë kundërshtuar as lojtarët e Francës, me Griezman i cili është treguar i sinqertë duke u shprehur: “Kam mësuar të luajë në këtë mënyrë me klubin tim. Është e vërtetë që kjo lojë nuk është e mirë për t’u parë. Më vjen keq për njerëzit.
Në pjesën e dytë, Danimarka donte të siguronte barazimin. Ne nuk donim të lodheshim dhe të shkonim t’u bënim presion. Të dy ekipet ishin të kualifikuara, asgjë tjetër nuk mund të bëhej.”
Ndërkohë Oliver Giroud, sulmuesi i Francës që e nisi si titullar u shpreh: “Ishtë një ndeshje frustruese për të gjithë. Për ne, për të gjithë ata që e panë.”
(e.k/BalkanWeb)
