Mesfushori me origjinë shqiptare, Adnan Januzaj debutoi me gol në Kampionatin Botëror, teksa ndëshkoi kombëtaren e Anglisë në fitoren 1-0.
Pas golit të shënuar nga 23-vjeçari i cili përfaqëson kombëtaren e Belgjikës, ka reaguar edhe zv.kryeministri i Kosovësm Enver Hoxhaj. Nëpërmjet një postimi në “Twitter” vlerëson praninë e mesfushorit nga Kosova në kombëtaren belge dhe shkruan që çdo skuadër kombëtare që ka në përbërje lojtarë nga Kosova do të shkëlqejë.
“Djajtë e kuq” urime për kalimin në fazën tjetër në Botëror. Çdo skuadër me yje nga Kosova do të shkëlqejë” shkruan Hoxhaj.
(BalkanWeb)