AMSTERDAM- Robotët janë të aftë që të ndërtojnë ura? Po janë dhe kjo ka ndodhur në Amsterdam. Kompania hollandeze MX3D në bashkëpunim me Joris Laarman Lab, Heijmans dhe Autodesk kanë krijuar printimin e parë 3D të një ure në Amsterdam, qyteti nëpër rrugët e të cilit ka një numër të madh kanalesh ku janë vendosur mbi 1200 ura.

Krijuesit e urës kanë punuar me robotë dixhitalë të pajisur me hardware, i aftë për të printuar metale dhe plastikë në çdo formë. Robotët dixhitalë janë vendosur në skajet e urës dhe me ndihmën e tyre të dy anët duhet të lidhen mbi kanalin e Amsterdamit në qendër të qytetit.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: