TIRANE – Nuk ka kaluar shumë kohë që Alban Skënderaj me Noizy-n publikuan hitin e tyre dhe ja tek vjen një tjetër këngë në bashkëpunim me Young Zerkën.
Vetë Albani para pak kohësh ka lajmëruar fansat e tij se edhe një tjetër krijim, po kaq interesant sa hiti i tij i fundit, pritet të lançohej së shpejti.
Alban Skënderaj në bashkëpunim me Young Zerkën sapo lançuan këngën e tyre të fundit me titull ‘Deja Vu’.
Ky është padyshim edhe projekti i tij i fundit, pasi familja e Albanit mezi po presin të nisin pushimet. Këtë gjë na e bëri me dije vetë Miriam, e cila në një foto të Albanit, kur ai lajmëroi për projektin që do të sillte së shpejti, ajo la komentin më epik: “Gati për këngën e re dhe pastaj më në fund pushime”.
(BalkanWeb)