Kylian Mbappe me ‘dopietën’ e tij ndihmoi Francën për të siguruar kualifikimin në çerekfinale të Botërorit kundër Argjentinës. 19-vjeçari ishte lojtari më i mirë i ndeshjes, duke lënë totalisht në hije Messi-n i cili sot nuk la gjurmë në sfidën e luajtur.

Me dy golat e shënuar sot ndaj Argjentinës, Mbappe ka arritur rekordin e Peles, duke u bërë futbollisti i dytë adoleshent që shënon një dygolësh në një Botëror.

Pele e bënte këtë në vitin 1958, duke shënuar 2 gola në finalen e fituar të Botërorit ndaj Suedisë, në moshën 17-vjeçare.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb