Sezoni fantastik i De Gea-s me Manchester United është zbehur pas eliminimit të Spanjës nga Botërori. Portieri i “La Roha-s” ishte pika më e dobët e kësaj kombëtarja që sot dështoi përballë Rusisë.
Gjatë penalltive, De Gea nuk priti asnjë nga katër goditjet, me Denis Cheyshev një nga lojtarët që nuk goditi mirë por prapëseprapë shënoi.
Numri 1 i Spanjës ka ruajtur rrjetën e paprekur vetëm ndeshjen ndaj Iranit, ku nuk është testuar aspak, ndërsa pësoi dy gola ndaj Marokut dhe tre nga Portugalia.
De Gea hyri në turne si një nga portierët më të mirë në botë por do të kthehet në shtëpi pasi është përballur me 11 goditje në kuadrat, duke përshirë edhe penalltitë në fund ndaj Rusisë.
Si përfundim vetëm 1 nga këto gjuajtje është pritur. Pa harruar gabimin trashanik ndaj Portugalisë në goditjen pa shumë pretendime të Ronaldo-s.
1 – Including the penalties shoot-out, David de Gea ?? have made only one save in 4 games in this World Cup 2018 ?. Powerlessness. #ESPRUS #WorldCup pic.twitter.com/jB4H7WRfAm
— OptaJean (@OptaJean) July 1, 2018
(BalkanWeb)
