Të pakët ishin ata të cilët e mendonin se Spanja do të eliminohej nga Botërori në përballjen me Rusinë, por kjo tani është fakt. Një nga më të dobëtit për “La Roha-n” padiskutim ishte portieri De Gea, i cili duke përfshirë edhe penalltitë me Rusinë, ka pritur vetëm 1 nga 11 gjuajtjet në portë gjatë Botërorit.
Portieri i cili aktivizohet me Manchester United ka reaguar sot nëpërmjet rrejeteve sociale për eliminimin. Në ‘twitter’ De Gea ka shkruar:
“Për ata që na mbështetën, vuajtën dhe na kritikuan me respekt, faleminderit. Jemi një m*t, por do të rikthehemi dhe nuk do të dorëzohemi kurrë.”
(BalkanWeb)
