Pjesë e emisionit “Fair Play nga Enkeleida Zeko” në “News 24”, Albano Janku, ish-arbitër tani në pozicionin e specialistit të gjykimit në studio, sqaroi rastin e Neymar në minutën e 71, kur 26-vjeçari u rrotullua disa herë jashtë fushe si pasojë e një shkelje të një futbollisti meksikan.

A ishin të ekzagjëruara rrotullimet e Neymar?

“Me forcë apo forcë ai ishte karton i verdhë. Është e vërtetë se rrotullimi është i ekzagjëruar, por meksikani duhet ndëshkuar. Me të vërtetë nuk është një ndërhyrje e fortë, por në këtë rast ndëshkohet gjesti.

Sa i përket mundësisë nëse mund të jepej karton i kuq nuk duhej pasi siç e thamë më lart nuk është një ndërhyrje brutale.”

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb