Eliminimi i Kolumbisë nga Anglia ka tërbuar legjendën Diego Armando Maradonën. Edhe pse tifoz i Argjentinës, Maradona nuk e ka pritur aspak mirë eliminimin e skuadrës kolumbiani dhe ka sulmuar arbitrin amerikan Geiger, duke e quajtur hajdut si dhe Kolinën dhe Infantinon.

Sipas Maradonës, Kolumbia është vjedhur, pasi penallti e akorduar në favor të Anglisë nuk ishte e saktë, pasi Kejn bëri faull më përpara dhe gjyqtari duhet të kishte parë VAR-in. “Kolumbia është vjedhur. Arbitri Geiger, i cili është amerikan, mund të njohë rregullat e bejsbollit, por jo ato të futbollit. Ai është hajdut, sepse faullin e ka bërë Kejn, ndërsa ai i dha penallti kundër Kolumbisë, që humbi pa pasur asnjë faj. Pse nuk kërkoi ndërhyrjen e VAR-it?

Duhet t’i kërkojë ndjesë popullit kolumbian. Arbitrat i zgjedh Kolina, i emëruar nga Infantino, i cili duhej ta pastronte FIFA-n nga korrupsioni dhe hajdutët, por në këtë ndeshje pamë të kundërtën. FIFA është ende ajo e vjetra, që trukon ndeshjet”, u shpreh Maradona.
Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/kualifikimi-i-anglise-shperthen-maradona-fifa-trukon-ndeshje-kolumbia-eshte-vjedhur/

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: