TIRANE- Një tërmet është regjistruar ditën e sotme në vendit tonë, ndërsa lëkundjet e fuqishme janë ndjerë edhe në kryeqytet. Raportohet se tërmeti ka qenë 5.2 ballë në Tiranë. Epiqendra raportohet se ka qenë 31 km në Veriperëndim të kryeqytetit.
Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë pothuajse në të gjitha qytetet, ndërsa qytetarët janë tmerruar dhe kanë dalë në rrugë.

Në disa institucione është pezulluar puna për shkak të panikut. Në Tiranë qytetarët kanë dalë në rrugë. Lëkundjet sigurisht janë ndjerë më shumë në katet e sipërme të pallateve në Tiranë.


(ed.me/BalkanWeb)
