TIRANE– Ish-deputeti i PD-së Astrit Patozi ka reaguar lidhur me tërmetin që përfshi vendin tonë.

Përmes një statusi në ‘Facebook’ Patozi ka ironizuar lajmin mbi ndërprerjen e punimeve në të gjitha komisionet parlamentare. Në këtë linjë Patozi thekson se paska më keq se tërmeti, një dëm që sipas tij është edhe më i madh.

REAGIMI I PATOZIT
PASKA DHE MË KEQ SE TËRMETI
Po shoh një lajm tronditës që thotë se tërmeti i fuqishëm paska ndërprerë punimet e disa komisioneve në parlament. Ky është një dëm shumë i madh, që Shqipëria vështirë se mund ta përballojë. Më mirë të ishin rrafshuar disa qytete, se sa kjo që na ndodhi.
(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: