Në internet kanë tërhequr shumë vëmendje disa foto të trajnerit të Anglisë, Garreth Southgate, në ndeshjen e luajtur mbrëmë kundër Kolumbisë.

Në fakt kamerat gjatë sfidës nuk arritën ta dallonin por në jelekun që mbante veshur trajneri kishte të shkruar disa fjalë. “The Sun” shkruan se në jelekun e Southgate lexohej : “It’s coming home”, ase shqip “Po vjen në shtëpi”.

south

Një referim i qartë për atë që presin anglezët nga ky Botëror. Duan me çdo kusht trofeun më prestigjioz, si për të treguar edhe njëherë se futbolli u shpik prej tyre dhe trofeu meriton të prehet në shtëpinë e vet!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb