Kylian Mbappe është njeriu i momentit në Botërorin që po luhet në Rusi pas fitores që Franca mori kundër Argjentinës. Adoleshnti jo vetëm kundër ‘albiçelestëve’ por edhe në takime të tjera ka arritur të lërë gjurmët e tij.

Së fundmi është zbuluar edhe ‘sekreti’ i kësaj paraqitje të jashtëzakonshme të 19-vjeçarit. Në shkallët e stadiumit është parë edhe ‘Miss Franca 2017’, Alicia Aylies. Thuhet se modelja është prej kohësh e dashura e tij.

Për momentin nuk ka ardhur asnjë konfirmim por vajza ka shijuar ndeshjen e kombëtares franceze në shoqërinë e një tjetër “wag”, Rachel Legrain-Trapani (e dashura e Benjamin Pavard).

Asnjë konfirmim nga ana e Alicia, që në profilin e saj në Instagram ka bërë të ditur se nuk ka asnjë deklaratë për të bërë. Ky mesazh nuk do të bëjë gjë tjetër vetëm sa do të shtojë thashethemet në lidhje me këtë çështje…

mbape 1

mbape 2

mbape 3

mbape 4

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb