ITALI – Balerini i famshëm shqiptar Kledi Kadiu 44 vjeç dhe e fejuara e tij, Charlotte Lazzari 26 vjeçe më në fund janë martuar. Revista e përjavshme italiane “Gente”, e cila del në treg ditën e sotme më 6 korrik ka publikuar disa foto të çifit ditën e dasmës.

C_2_articolo_3150142_upiImagepp

Mes të tjerash, revista zbulon edhe menynë e darkës, muzikën, kujtimet dhe të gjitha imazhet e një dite special. Më në fund pas një lidhje të gjatë ata i thanë “Po” njëri –tjetrit. Të dy bashkëjetonin prej pesë vjetësh dhe janë prindër të vogëlushes Lea, që ka lindur në 12 janar 2016 shkruan Tg.com.

Për martesën flitej prej pak kohësh, por pas lindjes së vajzës, Kledi vetë kishte pohuar: “Për momentin nuk është në projektet tona për t’u martuar, tani do t’i përkushtohemi Leas”. Dhe kështu bënë deri në 28 qershor, ditë kur u zhvillua ceremonia martesore.

Marrëdhënia e tyre ka qenë që nga fillimi e përkryer, pavarësisht diferencës së madhe në moshë (18 vjet), duke mos përfaqësuar asnjë pengesë dhe duke kurorëzuar më në fund bashkimin e tyre të përjetshëm.
(er.cu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb