Pothuajse 1 muaj më parë Kamza zyrtarizoi afrimin e trajnerit italian Pietro Vierchowod, i cili mori vendin e Julian Ahmataj.

Për ish-kampionin e Botës me Italinë në 1982 u tha se do të ishte njeriu i duhur që do të udhëhiqte Kamzën drejt suksesit, por çuditësisht nga klubi është njoftuar se bashkëpunimi është ndërprerë ende pa nisur mirë.

Kamza me anë të një postimi në rrjetet sociale saktëson se me datë 9 korrik do të nisin përgatitjet për sezonin e ri, ndërsa shumë shpejt pritet të emërohet trajneri i ri.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb