Sylvester Stallone feston ditëlindjen e 72-të. Stallone u lind në vitin 1946 dhe ai e kaloi fëmijërinë e tij në Uashington, me familjen e tij. Me pas shkoi në universitet në Florida përpara se të kthehej në Neë York.
Ishte filmi “Rocky” ai që e bëri Stallonen të famshëm duke fituar plot 3 Oscar.
Jeta e tij sentimentale ka pasur ulje dhe ngritje. Nga tri martesat e tij ai kishte pesë fëmijë, por djali i tij më i madh, Sage, vdiq në vitin 2012.
Të tre fëmijët e tij më të vegjël, vajzat Sophia, Sistina dhe Scarlet, tani janë të rritura dhe punojnë si modele.
Në moshën 28 vjeç, Sylvester Stallone u martua për herë të pare me Sasha Czack me të cilin kishin dy fëmijë Sage dhe Seargeoh. Pas mosmarrëveshjeve ai u nda me Sasha dhe pati një martesë me Brigitte Nielsen, një lidhje që zgjati 2 vjet. Në 1997, Sylvester u martua për të tretën here me Jennifer Flavin kanë tre vajza, Sophia, Sistine dhe Scarlet.
Sylvester është jashtëzakonisht krenar për tre bijat e tij dhe ai e bën shumë të qartë krenarinë e tij në rrjetet sociale.
(da.xha/BalkanWeb)