TIRANË- Lëkundjet e tërmetit vijojnë në Shqipëri dhe të gjitha pothuajse në një zonë të vetme në bregdetin e Adriatikut.

Katër lëkundje janë regjistruar nga mesnata e kaluar deri në orën 7:41 të mëngjesit të sotëm. E fundit është regjistruar 2 km në Perëndim të Gjirit të Lalëzit, me magnitudë 3.1 ballë dhe thellësi 31 km.

Është pikërisht kjo zonë që ka më shumë aktivitet sizmik. Aktualisht sipas hartës së sizmicitetit të Institutit të Gjeoshkencave Energjisë Ujit dhe Mjedisit, aktiviteti vazhdon në plazhin San Pietro pranë Gjirit të Lalëzit në brendësi të detit.

aktiv termet

Data: 07/07/2018
Ora: 07:41:37
M=3.1
Place: 2 km P Gjiri i Lalezit
41.51° N, 19.51° E
Thellësia: 31 KM

Data: 07/07/2018
Ora: 00:59:12
M=3.2
Place: Klos, Burrel
41.91° N, 20.15° E
Thellësia: 6 KM

Data: 07/07/2018
Ora: 00:50:21
M=2
Place: Gjiri i Lalezit
41.48° N, 19.56° E
Thellësia: 10 KM

Data: 07/07/2018
Ora: 00:26:47
M=2.4
Place: Mazhe e Madhe
41.48° N, 19.63° E
Thellësia: 3 KM

termetet

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: