JAPONI- Të paktën 27 persona raportohet se kanë humbur jetën dhe më shumë se 50 të tjerë rezultojnë të zhdukur si pasojë e motit të keq që ka përfshirë Japoninë. Pjesa më e madhe e viktimave u shënuan në prefekturën e Hiroshimës, që është goditur nga përmbytjet që prej ditës së enjte. Rreth 1.5 milionë njerëz janë urdhëruar që të evakuohen, ndërsa 3 milionë të tjerë janë këshilluar që të rrinë në gatishmëri për një urdhër evakuimi.

5 mijë forca, përfshirë policinë dhe zjarrfikësit kanë marrë pjesë në operacionet e kërkim-shpëtimit.

Mbi 500 shtëpi janë dëmtuar nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut, ndërkohë që rreth 3 milionë persona janë evakuuar nga banesat e tyre.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë ka paralajmëruar se shirat e mëdhenj do të vijojnë, ndërsa bilancet mund të jenë edhe më të këqija, pasi lumenjtë kanë dalë tashmë nga shtretërit.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb