DEVLINE- Në një reagim drejtuar mediave, Partia demokratike e Delvinës ka hedhur poshtë pretendimet policisë për incidentin e ndodhur në këtë qytet, ku u dhunua vëllai i kreut të PDIU-së. Nga ana tjetër, PD ka theksuar se Kreshnik Alinani nuk është anëtar i kësaj partie.
“Partia demokratike e Delvinës hedh poshtë inskenimet e turpshme te policisë për incidentin e Delvinës. Kreshnik Alinani nuk është as anëtar dhe as simpatizant i Partisë Demokratike dhe ky incident nuk ka asnjë lidhje me fushatën e fitores se Partisë Demokratike dhe APPD në Delvinë.”, citohet në reagimin e PD-së së Delvinës. Nga ana tjetër, selia blu deklaroi se këto janë provokime nga ana e LSI-së dhe PDIU-së.
“Provokimet e LSI-PDIU tregojnë panikun qe i ka kapur nga humbja e sigurt e zgjedhjeve të 21 qershorit. I bëjmë thirrje policisë se shtetit të ndale shërbimin politik ndaj kandidatit te LSI ne Delvine, te ndale bandat e dyshes Rama-Meta qe po shantazhojnë qytetaret me bekimin e policisë.”, përfundon deklarata.
(ed.me/BalkanWeb)
