TIRANË-Pak orë nga fillimi i procesit të votimit, policia në qarqet kryesore ka njoftuar se ka marrë në dorëzim materialet zgjedhore. Punonjësit e policisë janë paraqitur pranë objekteve zgjedhore që prej orës 18:00, orë në të cilën ka filluar edhe marrja dhe ruajtja e materialeve dhe objekteve zgjedhore, ndërsa ky proces po vijon në të gjitha qarqet.
Në qarkun e Tiranës deri në këto momente janë marrë në ruajte 1139 qendra votimi në të cilat ka përfunduar procesi i dorëzimit i materialeve zgjedhore, si edhe janë në proces 27 qendra votimi ku vijon dorëzimi i materialeve zgjedhore, si edhe janë marre nen ruatje 18 Komisione Zonale të Administrimit Zgjedhor.
Për ruajtjen e KZAZ-ve dhe Qendrave të Votimit Policia e Qarkut Tiranë ka angazhuar gjithsej 1181 punonjës policie.
Në qarkun e Korçës,deri në këto momente janë marrë nën ruajtje nga punonjësit e policisë 406 Qendra Votimi ,tek te cilat ka përfunduar procesi i dorëzimit të materialeve zgjedhore si dhe janë në proces 54 qendra votimi në të cilat vazhdon dorëzimi i materialeve zgjedhore.
Për ruajtjen e KZAZ-ve dhe Qendrave të Votimit Policia e Qarkut Korçë, ka angazhuar gjithsej 464 punonjës policie.
Deri në këto momente në Qarkun e Lezhës janë marrë nën ruajtje 180 qendra votimi në cilat ka përfunduar procesi dorëzimit te materialeve zgjedhore, si dhe janë në proçes të dorëzimit dhe 80 qendra votimi.
Punonjësit e policisë vijojnë ruajtjen fizike të objekteve zgjedhore.
Për ruajtjen e KZAZ-ve dhe Qendrave të Votimit Policia e Qarkut Lezhë ka angazhuar gjithsej 266 punonjës policie.
Në qarkun e Vlorës deri në këto momente janë marrë në ruajtje nga punonjësit e policisë 432 Qendra Votimi në të cilat ka përfunduar dorëzimi i materialeve zgjedhore si dhe janë në proces e sipër 11 Qendra të tjera në të cilat vazhdon dorëzimi i materialeve zgjedhore.
Për ruajtjen e KZAZ-ve dhe Qendrave të Votimit Policia e Qarkut Vlorë ka angazhuar gjithsej 554 punonjës policie.
Nga shërbimet e policisë janë marrë në ruajtje në të gjithë vendin:
– 5301 Qendra Votimit
– 90 Komisione Zonale të Administrimit Zgjedhor
Për ruajtjen e KZAZ-ve dhe Qendrave të Votimit Policia e Shtetit ka angazhuar gjithsej 5.960 punonjës policie.
Deri në këto momente nga KZAZ-të ka përfunduar shpërndarja e materialeve zgjedhore në 5.139 qendrave të votimi.
(d.d/BalkanWeb)