Kroacia arriti të siguronte finalen e Botërorit mbrëmë kundër Anglisë pasi e mundi me rezultatin 2-1, por në pjesën e parë skuadra ballkanase ishte në disavantazh.
Për shumë specialistë momenti që ktheu lojën ishte goli i Ivan Perisic, mëngjarashit që mbrëmë realizoi në një mënyrë të pazakontë.
Gjithsesi sipas ish-arbitrit të FIFA-s, Eduardo Iturralde, ky gol duhej anuluar. Iturralde, i cili punon si analist në Cadena Ser, thotë se aksioni ishte një lojë e rrezikshme dhe nuk duhet të ishte quajtur.
Goli i lojtarit të Inter çoi ndeshjen në kohë shtesë dhe ishte Mandzukic ai që i dha fitoren ballkanasve në minutat e fundit duke dërguar ekipin e tij në finale.
(BalkanWeb)