TIRANE- Aleanca Kuq e Zi reagon për atentatin ndaj gazetarit të Neës24, Artur Çani. AK e ka cilësuar Çanin, simbol të fjalës së lirë, ndërsa atentati sipas saj është kundër gazetarisë investigative. Më tej AK, ka paralajmëruar se në Shqipëri pritet një valë atentatesh politike, ndërsa të gjithë e kuptojnë arsyen, por sipas saj, shteti jo.
“Gazetari Artur Çani simbol i fjalës së lirë. Atentati ndaj tij është kundër gazetarisë investigative. Të gjithë e kuptojnë arsyen, por jo shteti. Në Shqipëri pritet valë atentatesh politike. Neës24 dritarja mediatike më popullore. News24 po goditet nga krimi organizuar”, ka deklaruar Aleanca Kuq e Zi.
(m.k/BalkanWeb)
