Alexander Benalla Bashkëpunëtori i presidentit francez, Emmanuel Macron, si dhe punonjës i sgiruisë së tij gjatë fushatë presidenciale është futur në paraburgim të premten në mëngjes, tha prokurori i Parisit për “20 minute” pasi akuzohet se dhunoi një protestues në Paris më 1 maj.
Burime nga Elysee gjithashtu njoftuan të premten se presidenca e ka shkarkuar Alexander Benalla nga detyra e tij.
Benalla u ndalua pas publikimit të videove që e tregojnë duke goditur një manifestues. Tre policë janë pezulluar gjithashtu si masë parandaluese për nxjerrjen e imazheve nga videombikëqyrja e qytetit të Parisit dhe dhënien e tyre Alexandre Benallas.
“Alexandre Benalla, për të cilin presidenca franceze njoftoi shkarkimin, është akuzuar për dhunë kolektive nga një person i ngarkuar me shërbimin publik, për uzurpimin e funksioneve, mbajtjen e paligjshme të emblemës së rezervuar për autoritetin publik dhe përfshirjen në shpërdorimin e imazheve të dala nga një sistem video-mbrojtës”, bëri të ditur i njëjti burim.
(m.k/BalkanWeb)