Policia e Vlorës ka finalizuar Operacionin e Koduar “Portofoli” dhe ka arrestuar shtetasin Fodion Cepaj, vjeç 31, banues në lagjen “Ujë i Ftohtë”, Vlorë.

Gjatë hetimeve disa javore nga Seksioni për Krimevet, ky shtetas në bashkëpunim me gruan e tij, shtetasen: E.Thanasi, 17 vjeç, organizoheshin dhe kryenin këtë vepër penale, të përsëritur.

Çifti “burrë-grua”, kanë kryer 6-Vjedhje radhazi në periudha të ndryshme, konkretisht:

1. Më datë 05.06.2015, në lagjen “Pavaresia”, në një dyqan rrobash, në pronësi të shtetases: F.Sh. kanë vjedhur nje portofol me 28.000 lekë brenda.

2. Më datë 20.06.2015, në lagjen “Pavaresia”, në një dyqan rrobash, në pronësi të shtetases: M.V. kanë vjedhur nje portofol me 120 euro dhe 20.000 lekë (te reja).

3. Më datë 21.06.2015, në lagjen “Pavaresia”, në butikun e rrobave “Prestigj”, në pronësi të shtetases: Z.V. kanë vjedhur nje portofol me 98.000 lekë (te reja).

4. Më datë 22.06.2015, në lagjen “Lef Sallata”, në nje dyqan rrobash, në pronësi te shtetases: S.V. kanë vjedhur një portofol me 5.000 lekë (te reja).

5. Më datë 13.06.2015, në lagjen “Lef Sallata”, në një dyqan rrobash, në pronësi të shtetases: Y.B. kanë vjedhur nje portofol me 35.000 lekë (te reja).

6. Më datë 19.05.2015, në lagjen “Pavaresia”, në një dyqan rrobash, në pronësi të shtetases: B.N. kanë vjedhur një portofol me 17.000 lekë (te reja) dhe 50 Euro.

Ne total, çifti ka vjedhur dhe përvetësuar rreth 203.000 leke (te reja) plus 170 EURO.

Ka filluar proçedimi penal në gjendje të lire për shtetasen: E. Thanasi për të njëjtën vepër penale “Vjedha e kryer në bashkëpunim”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Vlorës për veprime te mëtejshme proçedurale.

(ma.ar/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: