TIRANE- Edukimi fizik dhe aktivitetet sportive për nxënësit në shkolla, janë dy veprimtari të ndryshme, por të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën sa i përket orientimit të të rinjve drejt sportit.

Për Sekretarin e Përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Sportit në Shkolla, Arben Becolli, ka një interes në rritje të të rinjve që duan të vazhdojnë të merren me sportet.

I ftuar në emisionin “Intervista e Ditës” me Erjon Çikun, Sekretari i Përgjithshëm Becolli thekson se që në shkolla, nxënësit marrin edukimin fizik që synon orientimin e tyre drejt aktiviteteve sportive.

Sipas Becollit, kurrikula aktuale, me nga tre orë edukim fizik në javë është e mjaftueshme për t’u dhënë nxënësve hapat e parë të orientimit të tyre drejt sporteve. Por shton se kjo se sa i përket rëndësisë që ka sporti në jetën e gjithësecilit, ende nuk është e mjaftueshme.

Më tej Becolli thotë se ky interes në rritje i nxënësve vihet re edhe në shkollat nëpër rrethe, ku pavarësisht mangësisë në infrastrukturë, të rinjtë po zgjedhin gjithnjë e më tepër sportin për të ardhmen e tyre.

Burimi: http://www.gsh.al/2018/07/23/intervista-e-dites-arben-becolli-pse-te-rinjte-po-zgjedhin-sportin-per-te-ardhmen-e-tyre/

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb