TIRANE – Këngëtarja shqiptare, e cila mori shumë famë me paraqitjen e saj në EuroVision, ku doli në vendin e dytë, Eleni Foureira dha dje një koncert madhështor në Tiranë në Sheshin Skenderbej. Pas dy këngëtarëve Rira Ora dhe Ermal Meta edhe Eleni këndoi në vendin e saj të lindjes. Këngëtarja, e cila ka lindur në Fier është larguar që kur ishte e vogël në Greqi dhe po korr një sukses të jashtëzakonshëm në vendin fqinj.

Ajo këndoi disa këngë dhe krijoi një atmosferë shumë festive. Ndërsa ditën e sotme kryetari i bashkisë së Tiranës, Veliaj i dorëzoi Elenit ‘Çelësin e kyeqyetit’ duke e falënderuar për ardhjen e saj në Tiranë dhe për atmosferën që i fali publikut.
Foto nga koncerti dje në Tiranë
Eleni ka shpërndarë këtë foto në Instastory dhe përpara fansave grek ajo e ka falënderuar Veliajn për ndihmën që ka ofruar për tragjedinë e ndodhur në Athinë.
“Në takimin me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, e ndjeva të nevojshme që ta falënderoja për ndihmën që ofroi për të prekurit nga zjarri. Në këto ditë të vështira, të gjithë bëhemi një dhe ndihmojmë ata që janë në nevojë. Faleminderit për ndihmën”, ka shkruar Eleni në postimin e saj.
Ashtu siç premtoi dy ditë më parë kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i ka propozuar Këshillit Bashkiak që të miratojë dhënien e një ndihme financiare prej 50 mijë eurosh për lehtësimin e pasojave të dëmeve të shkaktuara nga zjarri masiv që përfshiu periferinë e Athinës tre ditë më parë.
(er.cu/BalkanWeb)
