TIRANE- Sesioni parlamentar tashmë është mbyllur, dhe politika duket se i ka valixhet gati për pushimet e verës, por megjithatë debatet mes partive kanë vijuar. Nga i ftohti i janarit deri të i nxehti i korrikut, çfarë nuk na panë sytë këtë sesion në Parlament. Debatet kanë qenë të forta edhe në komisionet parlamentare, dhe aktivitete të tjera.

Momentet më pikante të këtij sesioni parlamentar, por edhe jashtë Kuvendit, janë bërë pjesë e rubrikës humoristike të kësaj të shtune, në emisionin “Kjo javë” me Nisida Tufën në “News24”.

Nga betejat politike, e deri tek batutat mes deputetëve, të gjitha këto, në një përmbledhje 6-minutëshe.

Pame këtë sesion deputetë që u bënë regjisorë e kameramanë për të transmetuar vetë seancat përmes rrjeteve sociale. Përfundimi i kohës në foltore, dhe mosdhënia më nga ana e kryetarit Gramoz Ruçi, nuk e ndali opozitën të thoshte fjalën e saj…

Madje, çuditë nuk kanë të sosur… opozita preferoi edhe të qëndrojë në sallë, kur kryeparlamentari kishte mbyllur seancën.

Javët e fundit, kryeministri Edi Rama shmangu çdo përballje direkte me kundërshtarin e tij politik nga foltorja… herë e dëgjonte atë në heshtje… e shumë herë nuk erdhi në sallë. Fakt ky që i bie në sy çdo kujt, sepse Rama ka treguar që vetëm kryeministër “memec” nuk është…

Pjesë e kësaj rubrike, është edhe momenti kur aktivistë të PD hodhën vezë drejt kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj në shenjë proteste për shembjen e Teatrit Kombëtar, dhe ndërtmin e një teatri të ri.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb