SHBA – Fejesa e papritur e çiftit të njohur Justin Bieber dhe Hailey Baldwin ka qenë një nga lajmet më të diskutuara javët e fundit. Ata bënë publik lajmin nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’, ku treguan se shumë shpejt kanë edhe plane për martesë.
Por para se të fejohej me modelen, këngëtari i njohur ka pasur dhe një histori disa vjecare me Selena Gomez. Pas disa ndarjesh erdhi edhe ajo përfundimtarja, që thuhej se ishte për shkak të nënës së Selena-s, e cila nuk e pëlqente aspak Justin. Pak kohë pas ndarjes nga Selena, Justin filloi të dilte publikisht me ish të dashurën e tij, Hailey Baldwin.
Dhe Selena nuk e përjetoi shumë mirë këtë lajm fillimisht. Ndërsa tani këngëtarja ka ndryshuar mendim dhe është treguar shumë pozitive duke i shkruar një letër të fundit Justin-it për ta uruar për fejesën.
Burime të afërta me këngëtaren kanë thënë për Star Magazine, se ajo e quan të mbyllur këtë kapitull të gjatë dhe të dhimbshëm të jetës së saj dhe dëshiron më të mirën për Justin, por është koha që ajo të vazhdojë jetën e saj. “Ajo me të vërtetë dëshiron të vazhdojë jetën e saj dhe nuk do të jetë me pjesë e jetës së Justin.”, tha një burim për revistën.
(er.cu/BalkanWeb)
