Në vitin 2013 Edi Rama pasoi Sali Berishën në postin e kryeministrit të vendit. Dhe tashmë që vijon mandatin e dytë të qeverisjes, duket se po pason edhe pasionet e paraardhësit të tij në detyrë.

Për disa vite me radhë, gjatë sezonit të verës kemi parë videot që ish-kryeministri Berisha publikonte në rrjetet sociale duke thyer rekordin e tij në not.

Dhe tashmë këtë “rekord” me sa duket po e thyen kryeministri Rama.

Mëngjesin e sotëm ai ka publikuar një video në “Instastory”, ku shfaqet duke bërë not.

Nuk e dimë nëse kreu i qeverisë do të thyejë “rekordin” e ish-kryeministrit Berisha, për këtë do presim komentet.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb