TIRANË- Digjet makina e komandantit të repartit “Shqiponja” në Tiranë. Mësohet se ngjara ka ndodhur gjatë orëve të natës te ish-ekspozita, ndërkohë që mjeti ishte i parkuar.

Policia bën me dije se zjarri në mjetin e efektivit dyshohet të jetë i qëllimshëm, ndërkohë që bashkë me të është djegur edhe një mjet tjetër,

Të djegura janë mjetet tip “Benz” AA107EO dhe “Benz” TR6360 K. Blutë e Tiranës po hetojnë për identifikimin e autorëve.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: