SHBA – Dy vjet pas ndarjes së Angelina Jolie dhe Brad Pitt, aktorja amerikane dëshiron të ketë dhe një fëmijë tjetër. Angelina, e cila është nënë e 6 fëmijëve Maddox, 16, Pax, 14, Zahara, 13, Shiloh, 12, Vivienne, 10 dhe Knox, 10 po mendon që të adoptojë edhe një fëmijë tjetër.

“Angelina gjithmonë ka dashur të ndihmojë refugjatët sirianë. Ajo me të vërtetë e dëshiron një gjë të tillë. Zemra e saj thyhet kur shikon fëmijë duke vuajtur”, tha një burim për OK Magazine.

Jolie adoptoi Maddox nga një jetimore në Kamboxhia në vitin 2004. Zahara erdhi nga Etiopia në vitin 2005 dhe Pax iu bashkua familjes në vitin 2007 nga një jetimore në Ho Chi Minh City, Vietnam.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: