Larg politikës dhe larg çdo debati fetar me delegacione nga vende të tjera gjatë pelegrinazhit të haxhit.

Ky është mesazhi që ministri për çeshtje fetare të Egjiptit, Mohamed Gomaa, u dërgoi të dielën imamëve të shtetit të tij të cilët janë të ngarkuar me misionin zyrtar për t`iu shërbyer pelegrinëve egjiptian në kryrjen e Haxhit.

Haxhi është një nga pesë shtyllat e Islamit. Ky ritual i cili fillon të dielën më 19 gusht 2018 mbahet çdo vit në qytetin e Mekës.

Çdo vit, miliona muslimanë marrin pjesë në këtë pelegrinazh të shenjtë, në mesin e tyre edhe shqiptarë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: