ATHINE- Pas zjarrit apokaliptik që përfshiu në 23 korrik rajonin e Atikës, që i mori jetën 91 personave, një tjetër vatër është aktivizuar në Schinias. Siç raportojnë mediat greke, zjarri deri tani ka djegur shkurre, ndërsa fatmirësisht nuk rrezikon shtëpi.

‘Kathimerini’ shkruan se në terren aktualisht kanë shkuar 29 zjarrfikës si dhe po ndërhyhet nga ajri me helikopter. Sakaq, flakët e zjarrit favorizohen nga era e fortë. Ndërkohë, ditën e hënë në këtë zonë ishte regjistruar një tjetër zjarr.

Kujtojmë se zjarri masiv që përfshiu rajonin e Atikës, përveç numrit të madh të viktimave shkaktoi edhe dëme të mëdha materiale, pasi qindra banesa dhe biznese u dogjën, si shumë makina.

(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: