KOSOVË- Ish-kryeministri i Kosovës Isa Mustafa i është rikthyer politikës pas probleme shëndetësore. Ai ka drejtuar sot mbledhjen e Kryesisë së LDK-së.
Përkrah tij kanë qenë figurat kryesore të kësaj partie si Agim Veliu, Lutfi Haziri, Avdullah Hoti, Skender Hyseni, Gazmend Muhaxheri etj. Gazeta Express ka siguruar fotografi nga mbledhja e kryesisë së LDK-së, e cila po mbahet e mbyllur për mediat.
Pas rikthimit nga Gjermania, Mustafa disa herë mbajti mbledhjet e kryesisë së LDK-së në shtepinë e tij në periferi të Prishtinës në Llapashticë. Ndërsa sot mbledhja po mbahet në një nga hotelet në qendër të Prishtinës dhe ai është shfaqur për herë të parë pas disa muajsh pushimi mjekësor.
