Chelsea ka arritur të sigurojë transferimin e Kepa Arrizabalaga, portierit të Atletico Bilbao-s në Spanjë.
Lajmin e ka konfirmuar klubi bask, i cili me anë të një postimi shkruan se portieri 23-vjeçar ka ndërprerë kontratën në mënyrë të njëanshme. Federata Spanjolle e Futbollit ka bërë të ditur këtë fakt.
Bilbao shton gjithashtu se në llogarinë e saj kanë kaluar paratë që ishin të parashikuara në klauzolë për largimin e lojtarit.

Mediat në Angli shkruajnë se Chelsea duke parë se kanë mbetur edhe 48 orë nga mbyllja e merkatos në “Premier League”, ka nxituar për të marrë portierin, pasi Tibo Courtois në përjashtim të ndonjë të papriture do të kalojë te Real Madrid.
Në këtë mënyrë thuhet brenda pak ditësh rekordi për portierin më të shtrenjtë të historisë. Atë e mbante Alisson Becker, që pak ditë më parë la Romën për Liverpool pasi anglezët paguan 72 mln euro. Ndërkohë Chelsea për të marrë portierin 23-vjeçar ka derdhur në arkat e Atletico Bilbao-s shumën e 79 mln eurove.
(e.k/BalkanWeb)
