KOREJA E JUGUT  Temperaturat e larta ditët e fundit kanë prekur vende të ndryshme të botës. Vala e të nxehtit ka “mbërthyer” mbarë kontinentin Evropian ku në Spanjë dhe Portugali pritet që temperaturat të arrijnë deri në 47 gradë celcius.

Këtij të nxehti nuk i ka shpëtuar as SHBA dhe Azia. Në një video të publikuar së fundmi ne shohim se si në Korenë e Jugut përballohet shumë mirë i nxehti.

Në të duket një pushinë gjigande, e cila të jep përshtypjen sikur je në det për shkak të valëve që krijohet në të. Një mënyrë mjaft argëtuese aq edhe frekuese për këto ditë të nxehta vere.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: